Ka mbjellë flokët apo ka vendosur paruke? Arjan Konomi reagon për herë të parë dhe u jep fund zërave

0
Ka mbjellë flokët apo ka vendosur paruke? Arjan Konomi reagon për

Arjan Konomi tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve.
Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit  të programit.

Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram. Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inati me Arjanin.

Arjani më në fund reagoi pas gjithë kësaj “çmendje” të rrjetit. Në puntatën e djeshmë të Për’puthen ai nisi të fliste për flokët e tij.

“Sa bukur i ke flokët Arjan”,- i tha Bora.

“Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke. Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur…”,-u përgjigj Arjani.

Artikulli i mëparshëmÇudit reperi i njohur me operacion që ka bërë, në vend të flokëve “mbjell” varëse floriri në kokë
Artikulli i radhësE gjeti të mbyllur derën e hotelit në Elbasan ku kishte pronotuar, turisti bleg tenton të ngjitet nga muri rrethues, por ajo që i ndodh më pas nuk e kishte menduar kurrë (DETAJE)

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu