Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, policia zbardh detajet e rëndësishme

0
Shkatërrohet  grupi kriminal i trafikut ndërkombëtar të

Operacioni policor i Spanjës, i koduar “Romina” ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal, me anëtarë shqiptarë dhe me bazë në Granada. Aktiviteti i grupit kriminal kishte të bënte me trafikun ndërkombëtar të drogës. Gjashtë persona janë arrestuar, pesë prej tyre shqiptarë dhe një spanjoll. Agjentët e policisë kanë kryer katër kontrolle në shtëpitë dhe fermat ku vepronte banda, ku si rezulata janë gjetur më shumë se 11,000 euro, 160 kilogramë marjuanë, 10 kilogramë polen hashash, 350 bimë marjuanë, një pushkë “AK-47”, e konsideruar si armë lufte e armë të ndryshme të së njëjtës natyrë dhe municione dhe një pistoletë me tre karikues dhe një silenciator, si dhe gjashtë automjete. Të arrestuarit i janë dorëzuar tashmë organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar futjen në burg të tre prej tyre.

Artikulli i mëparshëmCNN nxjerr sekretet e Kinës në Europë: Mbi 100 stacione ilegale policore në botë
Artikulli i radhësCOVID po shkon drejt zhdukjes, Ministria e Shëndetësisë jep informacionin e rëndësishëm