Aksident në Gjirokastër/ Ambulanca përplaset me BMW-në

0

Një aksident është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku u përfshinë një ambulancë dhe një makinë e tipit BMW. Aksidenti ndodhi pranë urës së Kardhiqit. ‘BMW’-ja e ka goditur nga pas mjetin e spitalit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Artikulli i mëparshëmZëri i Amerikës: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
Artikulli i radhësPërfshihet nga flakët servisi në Lushnjë, dëmtohen disa mjete