Shota Baraliu, akuza produksionit të “Big Brother”/ “Më keni gjykuar si të kisha bërë ndonjë krim”

0

Shota Baraliu, këngëtare dhe aktore nga Kosova, “prime”-in e fundit të “Big brother VIP Kosova” u eliminua nga gara.

Mbrëmë, në “prime”-in e radhës, ajo erdhi shumë e irrituar me produksionin duke e akuzuar këtë të fundit se janë ata që e kanë nxjerrë dhe jo publiku, pasi kur ka dalë jashtë ka parë një mbështetje të madhe nga ata.

Moderatorët e emisionit, pa asnjë argument, mundohen ta bindin për transparencë nga ana e tyre dhe se në fund të “prime”-it ajo do të ballafaqohet me votat e publikut.

Në një debat të nxehtë me moderatorët ajo u shpreh: “Ju nuk keni qenë prezantues atë ditë, por gjyqtari im. Më keni gjykuar sikur të kisha bërë ndonjë krim. Ma keni ulur autoritetin tim. Unë brenda në shtëpi kam qenë një vajzë e thjeshtë.

Më keni gjykuar për diçka që nuk e kam bërë. Nuk më latë hapësirë të tregoj humorin që unë bëj. Më keni bërë të ndihem aq keq si të kisha vrarë dikë. Daljen nga ‘Big Brother VIP Kosova’ e kam dhuratë nga ju. E vetmja mënyrë që mund të ma vërtetoni të kundërtën është nëse m’i tregoni mesazhet që publiku më ka votuar”.

Artikulli i mëparshëmGrip apo COVID/ Epidemiologu i njohur qetëson qytetarët
Artikulli i radhësDilemat e CR7/ A do të jetojë Ronaldo me familjen në Arabinë Saudite?