Dilemat e CR7/ A do të jetojë Ronaldo me familjen në Arabinë Saudite?

0

Pas transferimit të tij të bujshëm në skuadrën arabe “Al Nasr”, Cristiano Ronaldo duket se ende nuk e ka të konfirmuar përgjigjen nëse do të mund të transferohet në kryeqytetin saudit bashkë me familjen e tij.

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk janë celebruar, falkt ky që ka sjellë probleme për çiftin dhe familjen  e tyre pasi bashkëjetësa e çifteve të pamartuara në Arabinë Saudite është e paligjshme.

Ronaldo duket se ndodhet në një situatë të vështirë pasi suksesi dhe karriera e tij mund ta mbajnë larg familjes.

Por, avokatët nga Arabia Saudite kanë thënë për agjensinë spanjole të lajmeve se ata do të mund të jetojnë bashkë, pasi shteti mund të “mbyll sytë” përpara kësaj çështjeje.

Ata kanë shtuar ndër të tjera se shteti saudit nuk po ndërhyn kohët e fundit në çështjet që i përkasin të huajve.

Artikulli i mëparshëmShota Baraliu, akuza produksionit të “Big Brother”/ “Më keni gjykuar si të kisha bërë ndonjë krim”
Artikulli i radhësÇfarë është “Bibla e Djallit”/ Këto janë gjërat që duhet të dini