Skandali / Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt

0

Një kronikë që u shpërnda në të gjitha mediat që i bëjnë fresk bashkisë Tiranë, e tregonte Erion Veliajn, njeriun që punon ditë e natë, duke e nisur vitin e ri me asfaltimin e rrugës Xhon Belushi në njësinë numër 4, në zonën mes kinostudios dhe freskut.

Sfondi ishte perfekt. Si gjithmonë kryebashkiaku shprehej duke pasur makineritë e punës pas shpine dhe premtonte regullimin e një rruge për secilën nga 356 ditët e vitit. Pas këtyre imazheve për tu pasur zili, që TV-të tona nuk i verifikojnë vetë, por i marrin të gatshme nga zyra e propogandës në bashki, vazhdonte loghoreja e kryebashkiakut se qyteti nuk ecën përpara me sharje dhe logje por me punë.

Por, në fakt, ka dyshime se përpara punës në këtë rrugë qëllim mund të ketë qenë vjedhja.

Rivali i tij për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka nxjerrë të premten në Çim Peka live disa dokumenta që tregojnë se për rrugën Xhon Belushi, që të gjithë teleshikuesit panë në kronikë fillimin e punimeve, nga bashkia është hapur një tender në 19 dhjetor, dorëzimi i dokumentave për të cilin përfundon në 9 janar (faksimile poshtë). Ashtu sikurse shihet në dokument, fondi limit është 41 milionë lekë të reja. 

Pra është e qartë se puna ka filluar për një tender fituesi për të cilën duhet të shpallet të hënën në 9 janar në ora 10.

Në pamje të parë, dikujt gjithçka mund ti duket si një mga mashtrimet e zakonshme të Lalit, i cili shpërndante video sikur punonte edhe të nesërmen e dasmës, sipas modelit: ‘të dielën u martova, të hënën në punë shkova”.

Por, fatkeqësisht ngjarja është shumë më e rëndë sesa kaq. Sepse dyshimet janë se kemi të bëjmë me një abuzim të pastër. Pasi puna në rrugën Xhon Belushi ka filluar vërtet, ndonëse fituesi i tenderit nuk mund të shpallej sipas ligjit veçse në datën 22 janar, pra afo dy javë pasi konkurentët të kishin dorzuar dokumentacionin dhe të ishin shqyrtuar edhe ankesat. Fakti që kjo proceduar është nëpërkëmbur bën, që të ngrihet hipoteza e dytë: pra se ky është një nga tenderat e paracaktuar, kur njihet firma fituese, e cila në këmbim të një bakshishi të majmë, e fillon punën pa u çertifikuar me letra.  

Por, ka gjasa që e gjitha të jetë edhe më keq sesa një vjedhje e rëndomtë, e cila nuk bën më përshtypje: pra ajo e një kompanie të paracaktuar.

Sepse, kur Belind Këlliçi me njerëzit e tij shkuan të vërtetonin në rrugën Xhon Belushi, ata vunë re se aty nuk po punonte një kompani private, por makineri të bashkisë dhe puntorë të saj. Targat e makinave dhe kamionëve si dhe mbishkrimet mbi xhamat e tyre e vërtetojnë këtë.

Makina dhe punetore te bashkise duke asfaltuar tek Xhon Belushi

Pra, hipoteza është e thjeshtë: dyshohet se Bashkia ka shpallur tender fiktiv, për ti’a kaluar shumën një kompanie të rreme, ndërsa punimet i kryen vet me mjetet e saj. Kështu paratë mund të kalojnë lehtësisht për të financuar fushatën e Veliajt, blerjet politike apo çdo aktivitet tjetër okult të kryebashkiakut. Punët i kryejnë punonjësit që paguhen me para publike, ndërsa me letra paratë i kalohen privatit që më pas i dorëzon aty ku është urdhëruar.

Për të vërtetuar këtë mjafton thjeshtë fakti se në kohën që mjetet e bashkisë po punonin në rrugën Xhon Belushi, statusi i tenderit në faqen zyrtare APP rezultonte ende i pa pezulluar (faksimilja poshtë).

Por e bukura e këtij skandali, ku protagonistët kapen me preshë në duar është se të gjitha ato media, që i bënë servis Erion Veliajt për ndërtimin e një ruge të re, e zhdukën nga ekranet denoncimin e deputetit Këlliçi, duke i’a bërë kështu më të lehtë edhe SPAK-ut bashkëpunimin e tij me pushtetin edhe akoma më të kollajshëm procesin e blerjes së zgjedhjeve me para publike.

Artikulli i mëparshëmÇfarë është “Bibla e Djallit”/ Këto janë gjërat që duhet të dini
Artikulli i radhësZëri i Amerikës: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë