
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 60-vjeçari që është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë. Policia po e cilëson rastin si vrasje të rëndë.
“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në rrugën “Evlia Qelebia”.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar”, ka thënë për Kosovapress zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.