Spitali “Sante Plus” e mashtron/ Shkon të mbjellë flokë, por i “qethin” Lekët!

0

Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar masakrimin që spitali “Sante Plus” në Tiranë i bëri një zonje që u drejtua atje për të hequr dhjamin dhe rimodeluar barkun.

“Ngaqë pas lindjes së fëmijëve më kishte ngelur barku shumë i madh edhe thashë po bëj rimodelim barku. Për fat të keq këto kishin harruar të më vinin kateterin, kur pas operimit çdo njeri duhet të ketë kateterin, një operim shumë i lehtë, jo i imi që më çanë tej përtej barkun. Futej serumi në trup dhe më fal për shprehjen nuk dilja as të hollin as të trashin, trupi fryhej, fryhej. Albumina e trupit duhet të jetë 1.20 dhe mua më kishte shkuar 9.  Shkoj në shtëpi unë, bëj banjo, u zbut plaga, i ra korja, që ishte mbledh gjaku. Kur unë u ngrita të vija në dhomë për t’u veshur, kur më sheh mami i ra të fikët. Marr të vë rripin, ç’a të shikoj?! Ishte hapur barku tej e përtej, futej dora, të dilnin zorrët.   Ai që më kishte operuar mua nuk është parë në Spitalin Sante. Mori avionin dhe u zhduk. “

Gazetarja: Në datën 12 Tetor 2022, këto kushte nuk u plotësuan nga spitali privat “Sante Plus” dhe u mor masa e gjobës 100 mijë Lekë si dhe pezullimit të aktivitetit. Me largimin e inspektorëve të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, vetë ky spital hoqi shiritat e vendosur, hoqi shenjat dhe filloi aktivitetin normal të punës.  Është njoftuar ISHSH në mënyrë që të vendosë shenjat e pezullimit të aktivitetit deri në momentin që ky spital të plotësojë standardet e plotësuara nga institucionet shtetërore. Në këto momente, punonjësit e inspektoratit po vendosin shiritin e mbylljes së këtij institucioni spitalor për të dytën herë.

Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur një tjetër denoncim nga një i ri  që donte të mbillte flokët në këtë spital.  Ai pagoi 1 milionë e 225 mijë Lekë dhe e gënjyen kur ai i pyeti nëse mund të përdorte kapelen, pasi punonte në kuzhinë.

Zotëria nuk u fut në sallë dhe kërkoi pagesën mbrapsht, por nuk ia kthyen.

“Sante Plus” duhet të ishte i mbyllur që në 28 Nëntor 2022, por vazhdon të kryejë ndërhyrje pa u shqetësuar.

Denoncuesi: Kam shkuar tek spitali “Sante Plus” në datën 28 Nëntor për të bërë një transplant flokësh. Kemi bërë konsultën dhe i vetmi problem që kam pasur është se duhet të mbaj kapelen në pjesën e punës dhe më është thënë tek konsulta “po”. Kam bërë pagesën para se të futesha në sallë dhe në orën 10 të darkës kemi lënë orarin për të bërë transplantin.

Shkoj në orën 10 të darkës dhe e pyes doktoreshën nëse mund të mbaj kapele tek puna ose jo, doktoresha më thotë “absolutisht jo”. Vendosa që të mos e bëj transplantin sepse mbeta i zhgënjyer, i mashtruar, totalisht pas asnjë pikë përgjegjësie.

Gazetarja: Ndërkohë doktoresha, ose ajo që donte të ta bënte transplantin ka qenë e huaj apo shqiptare?

Denoncuesi: Doktoresha ishte turke.

Gazetarja: Përsa i përket pagesës çfarë ndodhi?

Denoncuesi: Unë e kam bërë pagesën 1 milionë e 225 mijë Lekë përpara se të shkoja në orën 10 që do të bëja translantin, por mirë kjo pjesa, por nuk marr asa Lekët e mija mbrapsht. Më gënjejnë, më thonë që duhet të vish nesër dhe më gjejnë çdo ditë arsye të ndryshme.  

Qytetarin e sorollatin lart e poshtë për kthimin e pagesës.

Punonjësja e “Sante”: Ideja është se nuk kam drejtoreshën këtu. Duke qenë se konfirmimi ka kaluar në sistem, duhet të marrim ne konfirmim që të kthejmë lekët.

Denoncuesi: Doktoreshën turke?

Punonjësja e “Sante”: Atë turken nuk e di a është sot apo jo, ja ta shoh. Për ça do ta pyesësh? Vetë do të flasësh, se unë nuk di turqisht. Ja një moment! Për momentin është në transplant. Nëse ti ke diçka, në momentin që do vish të marrësh lekët, ose ma thuaj para, se çfarë të duhet dhe unë ia transmetoj direkt drejtoreshës…!

Denoncuesi: Ok e lemë kur të vij të marr lekët.

Punonjësja e “Sante”:  Pa merak, do të bëj unë telefon. Rri i  qetë!

Pas gjithë sorollatjeve që i bënë qytetarit, shkon në këtë spital edhe gazetarja e “Stop”, së cilës i thonë, se pagesa do të bëhet në fund të muajit.

GazetarjaKa ardhur për një transplant flokësh, që nuk u realizua, pasi… 

Punonjësja “Sante Plus”: I është thënë e dashur, që në fund të muajt do të marrë kthimin e lekëve mbrapsht me bankë. 

Gazetarja: Nga fundi i muajit Nëntor në fund të muajt Dhjetor, e di sa kohë ka që po e mashtroni?

Punonjësja “Sante Plus”: Absolutisht nuk po e mashtron kush, muaji nuk është mbyllur akoma. 

Gazetarja: Nga 2 ditë që i  është thënë në 2 Dhjetor sot thoni në fund të Dhjetorit?

Punonjësja “Sante Plus”: Nga fundi i muajit do marrë kthimin e lekëve mbrapsht.

Gazetarja: Eshtë normale kjo? Shërbimin nuk e ka marrë dhe lekët do të presë, kur të keni ju terezi?

Punonjësja “Sante Plus”: Shërbimin nuk e ka marrë, jo se nuk deshëm ne, nuk donte. 

Gazetarja: Ju e mashtruat. 

 Më në fund pas shumë përpjekjesh, qytetari mori nga “Sante Plus” pagesën për flokët e pambjella.

Gazetarja: Çfarë ndodhi përsa i përket pjesës së pagesës?”

Denoncuesi: Pasi mbaroi pjesa që ne folëm që unë u ndjeva i presionuar, shkon lart doktoreshë Griselda, thotë hajde pak me mua lart, shkuam lart dhe filloi duke më dhënë pagesën, mirëpo unë e kisha bërë pagesën në lekë dhe jo në Euro dhe i thashë  “të lutem ma jep siç ta dhashë në Lekë” dhe kështu që unë e mora pagesën.

Gazetarja: Në këtë situatë mos harro që nuk je vetëm, je bashkë me emisionin “Stop”.

Denoncuesi: Unë ju falënderoj shumë sepse po të mos kishit ardhur ju, unë akoma do të sorollatesha jo këtë datë, jo këtë vit. Pse ata nuk më telefonuan 2 ditë pasi ndodhi kjo, por u kujtuan kur shkove ti dhe mora mbi 30 telefonata./tvklan.al

Artikulli i mëparshëmBabai i Aleksandër Sadikajt: Biznesmeni Papa e zuri në kurth, i kishin borxh paratë e 100 kg drogë
Artikulli i radhësKina klonon kalin “perfekt”/ Vendi aziatik shpreson të nxisë industrinë dhe sportet