Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Lara Colturi u shpall sot kampione e botës për të reja në ski, në Botërorin që po zhvillohet në Austri.
Në një postim në mediat e tij sociale, kreu i qeverisë shkruan se Colturi është e dashuruar me Shqipërinë.
Rama thotë se e reja kishte si qëllim që t’i sillte Shqipërisë medalje të arta dhe e mbajti fjalën.
“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski.
Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan Rama.