![Zaniolo vetë-përjashtohet nga Roma, tifozët e sulmojnë](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-640-0-1674237875xnicolo-zaniolo-celebrates-after-scoring-his-sides-opening-goal-during-the-europa-conference-league-final-970.jpg)
Aventura e Nicolo Zaniolos te Roma është në ditët e fundit, pasi sulmuesi i talentuar italian ka refuzuar rinovimin dhe klubi verdhekuq e ka nxjerrë zyrtarisht në merkato, me shpresën që do të mund ta shesë që këtë muaj.
Raportet mes palëve janë prishur tashmë dhe vetë futbollisti 23-vjeçar nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Spezias në transfertë, pasi i ka thënë trajnerit Mourinho se nuk ndihet gati për të luajtur në këtë takim.
Menjëherë pas daljes së lajmit, tifozët e Romës sulmuan ashpër Zaniolon, duke e detyruar këtë të fundit që të çaktivizojë opsionin e komentit në postimet në rrjetet sociale.
Nicolo Zaniolo iu bashkua Romës në verën e 2018-ës, në një operacion merkatoje që dërgoi Radja Nainggolan te Interi dhe që atëherë u shndërrua në një nga pikat më të forta të verdhekuqve.
Për më tepër, Zaniolo shënoi edhe golin në finalen e Conference Leagues ndaj Feyenoordit, duke i dhënë Romës trofeun, megjithatë palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe verdhekuqtë kanë vendosur ta shesin për të mos e humbur me parametra zero.