Sulm i tmerrshëm në Durrës: Dy qen “Pitbull” shqyejnë të moshuarin

0

Në Durrës ka ndodhur një incident i rëndë, ku një person i moshuar ka rënë viktimë e sulmit nga dy qen të racës “Pitbull”, duke rezultuar në shtrimin e tij në spital.

Sipas njoftimeve të Policisë, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes, në lagjen nr. 13. Viktima, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë nga dy qen të llojit pitbull.

Si rezultat i sulmit, 84-vjeçari ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin penal të personit ose personave përgjegjës për mbajtjen e këtyre qenve.

Në të njëjtën kohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht detajet dhe rrethanat që çuan në këtë incident të rëndë.

Artikulli i mëparshëm“Vuçiç shpërthen me ironi ndaj politikanëve serbë për deklaratat mbi njohjen e Kosovës”
Artikulli i radhësVetëvritet biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronari i “Shell Kosova”