Komisionet hetimore/ Bardhi: Begaj gënjeu për deputetët e opozitës

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat foli për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Bardhi u shpreh se me dekretin e sotëm u zhbë çdo rol i Kushtetutës dhe se Presidenti dekretoi ligjin antikushtetues me votat e kryeministrit Edi Rama.

Bardhi u shpreh se Begaj gënjeu kur tha se deputetët e opozitës nuk donin konsensus.

“Për të shpallur ligjin antikushtetues. Kam për detyrë të komentoj një njoftim për shtyp të institucionit të Presidentit që ngre shqetësim për çdo qytetar shqiptar. Nëse lexon njoftimin për shtyp do të gjeni aty parimin që Presidenti ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Shpallja e ligjit sot u bë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente argument për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim. Begaj citon dhe një të pavërtetë, kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur një diskutim me mazhorancën. E vërteta është se opozita është në një betejë politike prej 3 muajsh, por kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. Jo që s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës. Pas sjelljes së Begajt ditën e hënë, kam njoftuar kabinetin e tij se çfarë do të bënte opozita, ishte zgjedhja e tij që të vinte në Parlament”, u shpreh Bardhi.

Artikulli i mëparshëmKy është mjeku që shfrytëzonte për prostitucion të miturën në Tiranë
Artikulli i radhësReshjet e borës/ Ja si paraqitet situata në Librazhd dhe Përrenjas, disa zona në Gramsh mbetet në “terr”