Një problem me radarët tokësorë ka shkaktuar bllokimin e fluturimeve mbi Italinë veriperëndimore deri të paktën në orën 20:00 të dielën, duke prekur qiejt e rajoneve të menaxhuara nga qendra e kontrollit të zonës së Milanos. Eurocontrol, agjencia evropiane përgjegjëse për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore, ka konfirmuar situatën, duke theksuar se aeroportet e Milanos (Malpensa dhe Linate), si dhe ato të Torinos, Bergamos dhe Genovas, janë ndikuar rëndë nga kjo ngjarje.
Sipas buletineve zyrtare, shkaku i bllokimit ka qenë një problem softuerësh në qendrën e kontrollit, gjë që ka çuar në aktivizimin e sistemit rezervë. Megjithatë, ky sistem kërkon një reduktim prej 65% të lëvizjeve ajrore deri në rikthimin e plotë të funksionimit të sistemeve kryesore. Eurocontrol njofton se rifillimi i lëvizjeve është parashikuar nga ora 17:40 deri në mesnatë, megjithatë priten vonesa të konsiderueshme, të cilat mund të ndikojnë edhe në fluturimet e ditës së hënë, 21 tetor, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimeve.
Dhjetëra fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera, ndërsa disa të tjerë janë ndaluar përpara nisjes. Avionët që ngritën nga Italia e Jugut u devijuan në Romë Fiumicino, ndërsa disa që niseshin nga Evropa Veriore u kthyen në destinacionet e tyre.
FAQJA KRYESORE UDHËTIM & EKSPLORIM Kaos në fluturime për shkak të problemeve me radarët tokësorë në Italinë...