Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka kërkuar nga Kosova themelimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e konsideruar këtë si një garanci për të drejtat e serbëve në Kosovë. Gjuriç theksoi se themelimi i Asociacionit është një detyrim i dalë nga dialogu i Brukselit dhe jo një opsion i zgjedhur.
Në kundërpërgjigje, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, argumentoi se për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Asociacioni është një mjet për destabilizim të Kosovës. Ajo paralajmëroi se Serbia po përgatitet për ndërhyrje të tjera, duke iu referuar sulmit të armatosur kundër Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023, të cilin e cilësoi si një tentativë për aneksim.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa Kosova ka kërkuar ekstradimin e tij nga Serbia për t’u përballur me drejtësinë. Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritikoi Serbinë për mungesën e veprimeve në mbajtjen e përgjegjësve për sulmin, duke kërkuar përgjegjësi të plotë për aktin paramilitar të ndodhur.
Wood gjithashtu shprehu shqetësimin për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas tij, minojnë përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në komunitetet joshumicë. Ai nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për integrimin evropian, me njohjen e ndërsjellë si objektiv përfundimtar.
Nga ana tjetër, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, akuzoi Kosovën për shtypjen
FAQJA KRYESORE POLITIKË Kosova dhe Serbia përballë tensioneve: SHBA dhe BE kërkojnë përgjegjësi dhe përparim...