Prindërit e Alban Bushit humbin jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Greqi

0

Një ngjarje tragjike ka goditur trajnerin e Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, pasi prindërit e tij kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi. Aksidenti fatal ndodhi në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë zonës Kouloura Imathias.

Sipas informacioneve, fugoni me targa PMX-8942, i drejtuar nga një shtetas grek 47-vjeçar, Marios Simitliotis, është përplasur me makinën tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF, të drejtuar nga 75-vjeçari Ali Bushi. Përplasja rezultoi fatale për 75-vjeçarin Ali Bushi dhe bashkëshorten e tij, 71-vjeçaren Bukurije Bushi, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. Shtetasi grek ka mbetur i plagosur lehtë dhe është arrestuar nga policia.

Ali dhe Bukurije Bushi janë prindërit e ish-futbollistit të njohur shqiptar dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili ka shënuar 14 gola me ekipin kuqezi, ka drejtuar Kombëtaren U-21 që nga viti 2016, duke qenë në krye të saj për 58 takime deri më tani.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë komunitetin sportiv shqiptar dhe të gjithë ata që e njohin Alban Bushin, i cili tashmë përballet me një humbje të madhe personale.

Artikulli i mëparshëmAtentat në Shkodër/ Dyshohet për 4 viktima, mes tyre një çift bashkëshortësh që po ktheheshin nga puna
Artikulli i radhësUrani dhe mundësia e jetës jashtëtokësore në hënën Miranda