Berisha Premton Ulje të Çmimeve të Shtëpive: “Do Bëjmë Revolucion Fiskal”

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një platformë të re ekonomike gjatë një konference për shtyp, duke premtuar rritje automatike të pagave me 13% dhe ulje të ndjeshme të çmimeve të banesave si pasojë e reformës fiskale që synon të zbatojë nëse merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në qendër të premtimeve qëndron reduktimi drastik i tatimeve që rëndojnë aktualisht mbi qytetarët dhe bizneset:

  • Tatimi mbi pagat do të ulet në 10% nga 23% që është aktualisht.
  • Tatimi mbi të ardhurat jo nga pagat do të ulet nga 15% në 10%.
  • Biznesi i vogël pa TVSH deri në 180 mijë euro xhiro vjetore.
  • Taksa e transferimit të pronës do të ulet nga 15% në 2%.
  • Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të bjerë nga 8% në 2%.

Sipas Berishës, këto masa do të kenë një efekt zinxhir që do të çojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të apartamenteve, një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve në dekadën e fundit.

“Do të ulim taksat që rëndojnë mbi ndërtimin dhe pronën. Çmimi i shtëpive do të ulet ndjeshëm dhe bëhet më i përballueshëm për të rinjtë,” – tha Berisha, duke nënvizuar se përmes reduktimit të barrës fiskale do të krijohen kushte më të favorshme për investime dhe përballueshmëri të banesave.

Ai gjithashtu premtoi se në tre muajt e parë të qeverisjes do të nisë zbatimi i këtyre masave, duke kthyer fondet te qytetarët dhe duke ndalur “sistemin e grabitjes aktuale fiskale”.

Artikulli i mëparshëmSPAK në provë: Bardhi dorëzon dosjen me qindra emra të përpiluara nga PS në Fier
Artikulli i radhësRama Si Veliaj: Fushatë Me Fyerje – “Gjysma E Burrave Shqiptarë Janë Çyrykë”