
Konfliktet e brendshme në Partinë Socialiste po dalin hapur në prag të zgjedhjeve. Deputeti Erion Braçe, tashmë kandidat në qarkun e Tiranës, ka shpërthyer publikisht ndaj ish-kryetares së njësisë nr.5, Anila Shehu, duke e akuzuar si sabotatore të partisë, organizatore presionesh dhe shpërndarëse të ndikimit në mënyrë të paligjshme.
Në një mesazh të brendshëm të PS-së, të publikuar më pas nga Hashtag.al, Braçe paralajmëron jo vetëm përjashtimin nga partia, por edhe kallëzim penal në rast se Shehu vijon të përfshihet në fushatë.
Ja mesazhi i plotë i Erion Braçes:
“MIRËDITA!
Ky është mesazhi i KRYETARIT TË PARTISË, në mes të javës që shkoi;
Nuk do ta postoja kurrsesi këtu, sikur situata të mos ishte agravuar kaq shumë në territorin e njësisë sonë, NJËSISË 5 dhe, sikur kjo të mos ishte e përsëritur prej vitit 2021;DO JU LUTEM TË LEXONI MESAZHIN!
TANI;
ANILA SHEHU – ish-drejtuese e PS në NJËSINË 5, po bën prej javësh ekzaktësisht këtë që kryetari i Partisë KA NDALUAR TË NDODHË!
Për shkak të gjithë çfarë ka bërë gjatë kohës që ka drejtuar PS në këtë njësi – sjelljes mizerabël me anëtarët, shkeljeve të ligjit në zyrat e shtetit dhe gjatë procesit të legalizimeve – e largova UNË nga drejtimi, me miratimin e Kryetarit të Partisë.
Pas asaj dite, ANILA SHEHU ka bërë gjithçka për të copëtuar PARTINË SOCIALISTE NË NJËSINË 5!
Dy javët e fundit ajo ka kërcënuar kryetarët dhe anëtarët e organizatave të PS-së deri në vendet e punës, për të mbështetur një kandidat jashtë njësisë 5.
Tani;
Ky është mesazhi i fundit që unë shkruaj këtu në grup;
Mesazhi i dytë, nëse ANILA SHEHU vijon, do jetë publik në të gjitha rrjetet sociale;
Akti i tretë, nëse ANILA SHEHU vijon, do jetë KALLËZIM PENAL për intimidim dhe kërcënim ndaj strukturave të PARTISË SOCIALISTE.Ndërkohë, kam kërkuar nisjen e procedurës së çregjistrimit të Anila Shehut nga Partia Socialiste.
Për të gjithë strukturat e njësisë:
Në vendet e punës nuk jeni prej Anila Shehut; jeni prej meritës suaj dhe kontributit tuaj.
LIBRI I MERITËS do të jetë i vetmi udhërrëfyes edhe nesër.Anila Shehu NUK është dhe NUK do të jetë askund më 12 MAJ.
Si person i papërshtatshëm ligjërisht, nuk ka si të jetë as aty ku është.VIJOJMË ME DETYRAT!”