Aksidentohet Autobusi I Ekipit Skënderbeu Në Volejboll Të Vajzave Në Qafë Thanë

0

Një aksident ka ndodhur sot paradite në Qafë-Thanë, ku është përfshirë autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra.

Ekipi ishte në udhëtim drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të kampionatit, kur autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit anës rrugës.

Sipas informacioneve, disa prej vajzave të ekipit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe trauma psikologjike. Të dëmtuarat janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur shtyrjen e ndeshjes Tirana-Skënderbeu për një datë të pacaktuar, në pritje të rikuperimit fizik dhe emocional të sportisteve të Skënderbeut.

Fatmirësisht, pavarësisht traumës së përjetuar, gjendja shëndetësore e vajzave raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Artikulli i mëparshëmZgjedhjet E 11 Majit, SPAK Dhe BKH Zbarkojnë Në Elbasan
Artikulli i radhësPublikohet Foto: Trump Dhe Zelensky Takim Kokë Më Kokë Në Vatikan