(VIDEO) Skandal Në Momentin E Penalltisë/ Martinez Pështyn Açerbin Gjatë Golit Të Çalhanoglus, Por I Shpëton Kartonit

0

Një incident i turpshëm ndodhi në minutën e 45-të të sfidës mes Interit dhe Barcelonës në “San Siro”, pikërisht në momentin e ekzekutimit të penalltisë nga Hakan Çalhanoglu. Gjatë atyre sekondave tensioni maksimal, mbrojtësi i Barcelonës, Martinez, u përplas verbalisht dhe fizikisht me Francesco Açerbin, duke përfunduar me një akt të ulët sportiv: pështymë ndaj kundërshtarit.

Pamjet televizive nuk e kapën qartë momentin, por sipas raportimeve nga radio dhe burime të tjera pranë fushës, gjithçka nisi kur Açerbi dyshohet se e provokoi Martinezin me një lëvizje agresive – ndoshta një tentativë për ta goditur me këmbë. Lojtari i Barcelonës reagoi menjëherë, duke e pështyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë kundërshtarin.

Të dy lojtarët e shmangën ndëshkimin me karton. As arbitri kryesor Marciniak, dhe as sistemi VAR, nuk sinjalizuan për ndonjë ndërhyrje apo veprim ndëshkues, pavarësisht se pështymja konsiderohet një nga sjelljet më të rënda antisportive sipas rregullores së UEFA-s.

Ky veprim ka ngjallur polemika të mëdha pas ndeshjes, me tifozë dhe analistë që kërkojnë ndërhyrjen e UEFA-s për të shqyrtuar pamjet dhe për të ndëshkuar siç duhet lojtarin spanjoll. Nëse vërtetohet, Martinez rrezikon pezullim për disa ndeshje, pasi rasti mund të merret në shqyrtim në mënyrë retroaktive nga Komisioni i Disiplinës.

Ky episod i shëmtuar njollos disi një ndeshje historike, që përndryshe do të mbahej mend vetëm për spektaklin sportiv dhe emocionet e saj.

Artikulli i mëparshëmSpektakël Në “San Siro”/ Interi Shpartallon Barcelonën Dhe Shkon Në Finalen E Champions: 4-3 Në Një Ndeshje Historike
Artikulli i radhësPërshkallëzim Dramatik në Azi/ Pakistani Pretendon Se Ka Rrëzuar 5 Avionë Indianë dhe Ka Marrë Ushtarë Peng