
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në resortin turistik të Alanyas, ku një grup turistësh britanikë janë përfshirë në një përleshje me tregtarë vendas. Ngjarja ndodhi jashtë një butiku në rrugën Ataturk, kur gjashtë britanikë nisën një konflikt me një shitës që ishte ulur në hyrje të biznesit të tij.
Pamjet e publikuara tregojnë pronarin e lokalit duke u rrëzuar përtokë pasi u godit me grushte dhe shqelma, ndërsa kolegët e tij vrapuan për ta ndihmuar. Sherri u përshkallëzua me përdorimin e shkopinjve, çadrave dhe objekteve të tjera, duke krijuar kaos në rrugë dhe duke tmerruar kalimtarët.
Përleshja u mbyll me tërheqjen e grupit të turistëve drejt një hoteli aty pranë. Mediat turke raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa autoritetet lokale vendosën bllokimin tre-ditor të biznesit ku nisi konflikti.
Ky incident ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara nga turistët ndërkombëtarë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe menaxhimin e përplasjeve të tilla në destinacionet turistike të Turqisë.

