Dita e 10-të e protestës në Tiranë kindër qeverisë Rama: Qytetarët marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

0

Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë në ditën e 10-të radhazi të protestës, duke e çuar tubimin nga sheshi Skënderbej drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas para Kryeministrisë. Në qendër të kundërshtimeve që nisën nga projekti që, sipas organizatorëve të protestës, pritet të ndërtohet në Zvërnec, lista e pakënaqësive është zgjeruar duke kërkuar burgosjen e kreut të qeverisë Edi Rama.

Dita e 10-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Skënderbeu drejt Kryeministrisë

Tubimi nis sërish nga qendra e Tiranës

Sipas informacionit të publikuar nga organizatorët dhe raportimeve nga terreni, protestuesit kanë nisur grumbullimin pranë sheshit Skënderbej për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Kjo është dita e dhjetë radhazi e protestës, një vazhdimësi që tregon se pakënaqësia nuk është shuar, ndërsa nga institucionet nuk rezulton të ketë një përgjigje politike ndaj kërkesave të ngritura publikisht.

Edhe pse fokusi fillestar ishte Zvërneci, protesta po artikulon gjithnjë e më qartë një kundërshtim më të gjerë ndaj mënyrës se si qeveria ka shpërdoruar pushtetin dhe fondet publike.

Presioni në rrugë, ndërsa përgjigjja institucionale mungon

Deri në këtë fazë, protesta po mbahet në këmbë nga prania e përditshme e qytetarëve në shesh dhe nga tentativa për ta mbajtur çështjen në vëmendje publike përballë institucioneve.

Mbetet për t’u parë nëse kjo valë proteste do të prodhojë reagim konkret nga qeveria, apo nëse kërkesat do të injorohen edhe më tej, siç ka ndodhur shpesh me kundërshtitë qytetare ndaj projekteve dhe ndryshimeve ligjore të kontestuara.

Protesta e sotme pritet të përqendrohet para Kryeministrisë, aty ku qytetarët synojnë ta adresojnë drejtpërdrejt presionin politik.

Artikulli i mëparshëmHelikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Hormuzit, pilotët shpëtohen me dron detar
Artikulli i radhës7,446 bimë kanabisi në Reç të Ri, Policia pezullon tre drejtues pas sinjalit me email