Gjyqtari i Ligës së Kampionëve arrestohet për armëmbajtje, drogën dhe prostitucion

0
Arbiter

Gjyqtari i Ligës së Kampionëve, Slavko Vincic është arrestuar nga policia në Bosnje dhe Hercegovinë për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet droge dhe prostitucioni.

Vincic i cili drejtoi ndeshjen mes Genk dhe Liverpool në këtë sezon, si dhe dy ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës është arrestuar në një shtëpi në Bijeljina ku autoritetet zbuluan nëntë femra, 26 meshkuj dhe një sasi armësh dhe kokainë.

E përditshmja kroate “24Sata” raporton se Vincic, i cili ishte asistent i Damir Skomina në Euro 2012, u arrestua së bashku me Tijana Maksimovic, e cila nga policia raportohet se ishte drejtuese e këtij rrjeti të prostitucionit.

Maksimovic u arrestua, ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin me Kroacinë në një varkë që po transportonte edhe tre ferma.

Vincic nuk besohet se ishte i përfshirë direkt në operacion, por qëndron aktakuza si një nga 26 burrat që dyshohet se janë kapur në pronësi të drogës dhe me armë zjarri të paligjshme.

Artikulli i mëparshëmLetra/ 20 deputetë të Parlamentit Europian dënojnë shembjen e Teatrit
Artikulli i radhësCOVID-19/ Sërish shifra të larta, MSH: Konfirmohen 23 raste të reja, 2 prej tyre personel shëndetësor