Në Turqi ka rimarrë një rëndësi të re aroma tradicionale e kolonjës, në një kohë që dezinfektuesit e duarve në SHBA dhe Evropë janë të thatë, njerëzit aty i janë kthyer kësaj arome edhe sepse dezinfektuesit tregtar nuk janë aq të zakonshëm në Turqi sa në vendet e tjera.
Kolonja ka qenë një simbol i çmuar i mikpritjes dhe shëndetit në Turqi, që nga Perandoria Osmane dhe shpesh përshkruhet si aroma kombëtare e Turqisë. Tradicionalisht, kjo aromë e ëmbël ka në përbërjen e saj gjethe fiku, jaseminë, trëndafil ose përbërës agrumesh, është spërkatur në duart e mysafirëve teksa hynin në shtëpi, hotele dhe spitale.
Por ndryshe nga aromat e tjera natyrore, përmbajtja e lartë e këtij alkooli të bazuar në etanol mund të vrasë më shumë se 80% të mikrobeve dhe të veprojë si një dezinfektues efektiv i duarve.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, shitjet e kolonjës janë rritur. Kur Ministri i Shëndetësisë së Turqisë testoi aftësinë e kolonjës për të luftuar koronavirusin më 11 mars, kjo jo vetëm që frymëzoi mediat kombëtare për të promovuar fuqitë e anti-Covid-19 të kolonjës, por shkaktoi edhe radhë të gjata deri në 100 metra përpara dyqaneve të kimistëve në të gjithë Turqinë. Shitjet deri më tani janë rritur të paktën 5-fish.
“Kolonja është efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit, sepse kur përmban të paktën 60% alkool, ajo e shkatërron atë,”- tha Dr Hatira Topaklı, një mjek i familjes në Stamboll, i cili shpjegoi se shumica e kolonjave përmbajnë 80% alkool.
Topakli gjithashtu vë në dukje se: “Kolonja është efektive, sepse është diçka që shumë njerëz tashmë e kanë dhe është pjesë e rutinës së tyre të përditshme. Ata nuk kanë nevojë të mësojnë një mënyrë të re për të mbrojtur veten kundër këtij virusi.”
Për ta përgatitur, ju duhet etanol që bëhet nga fermentimi i elbit, rrush, patate dhe miksohet me ujë të destiluar. Pastaj i shtohet një aromë natyrale, siç është limoni, trëndafili, rosmarina dhe lihet mënjanë për 3 javë përpara se të futet në shishe.
“Kolonja është më shumë se thjesht një dezinfektues duarsh. Ajo është një burim sigurie për shumë nga miqtë e mi në Turqi, në një kohë pasigurie. Për një vit e gjysëm, unë kam jetuar në Stamboll dhe i kam lyer duart me të shumë herë në ristorante, dyqane dhe shtëpi. Tani që përdoret kundër koronavirusit, më bën nostalgjike për kohët kur ishim të lirë dhe kujdeseshim për njëri-tjetrin.”– tha Kerim Müderrisoğlu, drejtor i kompanisë “Atelier Rebul”.