Diego Armando Maradona gjatë një dalje “live” në Instagram ka kujtuar 35-vjetorin e ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 1986.
“Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, pas Botërorit 1982. Në ato gati tri vite mungesë, unë kalova hepatitin, një frakturë të këmbës dhe disa probleme të tjera. Para se të fillonin ndeshjet e FIFA-s, ishin klubet, ato që kishin pasaportat e lojtarëve. Federatat nuk ishin të detyruara t’i tërhiqnin ato. Kjo ishte një goditje tjetër. Një botë tjetër.
Lexo edhe: Milan synon talentin e Real Madrid: huazimi i pëlqen të gjithë të interesuarve
Kur arrita në Venezuelë, një person më goditi në gju, sapo hyra në hotel. Sot nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo është arsyeja pse u them gazetarëve, të cilët sot bëjnë një mijë krahasime, një mijë statistika me ata që mendojnë se kanë zbuluar futbollin. Në futboll nuk bëhen dot krahasime të tilla epokash.
Atëherë nuk ishte si tani. Ishte gjithçka ndryshe. Fushat, topi, paratë, gjyqtarët, trajnimet, stërvitjet, mjekësia, gazetaria, media, transporti, hotelet, pjesa tjetër…
“Fair play” nuk ekzistonte, asokohe të shkelmonin si gomarin. Nëse nuk do të ishte Kupa e Botës, nuk mund të flitej për parajsën. Kjo është arsyeja pse Karlos Bilardo, gjatë viteve të para, bashkoi një ekip kombëtar me lojtarët që luanin në Argjentinë. Nuk kishte “europianë”. Passarella, Burruchaga dhe Valdano, gjithashtu, u përjashtuan. Ata nuk u lejuan të vinin në kombëtare. Përkundër gjithë kësaj, dua t’ju them se nuk u largova kurrë nga kombëtarja. Unë kurrë nuk e hoqa fanellën time nga ekipi. Mos gënjeni njerëzit. Mos lejoni që karantina t’ju godasë, sepse, edhe kur nuk kam qenë atje, në kombëtare, 10 ka qenë gjithmonë e imja”, deklaroi Maradona.