Ndërron jetë e moshuara tek Infektivi, MSH: Ishte bartëse me COVID-19, por vdiq nga tumori i pankreasit

0
Spitali Infektiv

Shënohet një tjetër viktimë në Spitalin Infektiv. Mësohet se ka ndërruar jetë një 76-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar”, sqaron MSH.

Artikulli i mëparshëmNjë fond në ndihmë Barcelonës, sigurohen 111 milion euro për Martinez
Artikulli i radhësDjegia e afatit/ Soreca: Një marrëveshje e menjëhershme në Këshillin Politik është e arritshme, duhet tani për të filluar negociatat