Këngëtarja Lady Gaga është shprehur e irrituar në lidhje me ngjarjet e fundit në SHBA. Sipas saj presidenti Trump është një racist.
“Ai mban zyrën më të fuqishme në botë, megjithatë nuk ofron asgjë përveç injorancës dhe paragjykimeve, ndërkohë që vazhdojnë të vriten njerëz me ngjyrë.
Lexo edhe: Të apasionuarit e video-lojërave së shpejti do të kenë shtratin që i ka të gjitha
Ne e kemi ditur që ai është një injorant dhe racist, që kur mori detyrën. Ai është duke ushqyer një sistem tashmë të rrënjosur në racizëm.
Zërat e komunitetit me ngjyrë janë ndaluar të shprehen për shumë kohë dhe ajo heshtje është dëshmuar si vdekjeprurëse.
Dhe, pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të protestuar, ata prapë janë sulmuar pa dhembshuri nga liderët që kanë për qëllim t’i mbrojnë ata”, shprehet e irrituar Gaga.
Siç dihet Lady Gaga është një demokrate e njohur dhe përkrahëse e Hilary Clinton.
Deklarata e saj e acaruar pasoi atë të këngëtares Beyoncé, e cila tha: “Ne jemi të përçarë dhe të pështirë”.