Tension i lartë në kufirin me Kosovën, policia nuk lejon qytetarët të kalojnë

    0

    Acarohet situata në Morin.

    Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht. Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19. 

    Policia e Doganës se Vërmicës sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë.

    Ata janë ndaluar në doganën e Kosovës. Të dyja dogat ndodhen në të njëjtin vend paralel me njëra-tjetrën.

    Policia e doganës së Kukësit e ndihmon atë të Kosovës për të pastruar sheshin, por sheshi mbushet sërish me njerëz dhe makina. 

    Situata është e acaruar pasi qytetarët janë bërë nervozë, kërkojnë shpjegime pasi pengimi u duket absurd.

    Pengohen edhe disa persona që shkojnë për një rast vdekje në Kosovë.

    Artikulli i mëparshëmRama viziton spitalin COVID 4/ Përgatitemi për valën e dytë…
    Artikulli i radhësAmerika po del ‘jashtë kontrollit’ (FOTO)