Ish boksieri i njohur do të paguajë për funeralin e George Floyd

0
Floyd Mayweathe

Ish boksieri Floyd Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd i vrarë nga një polic në Minneapolis më 25 maj, zbuloi Leonard Ellerbe president i ‘Mayweather Promotions’.

Lexo edhe: Thyen me makinë derën e komisariatit, hyn në oborr dhe i nxjerr armën oficerit të policisë

‘Ai do jetë shumë i zëmeruar me mua pasi e bëra publike’ është shprehur Ellerbe. Funerali i Floyd do të mbahet të martën 9 qershor në Houston, qyteti i tij i lindjes. Mayweather ka folur me familjen e të ndjerit të cilët pranuan ofertën e tij duke marrë një çek afërsisht (80.000 euro) nga ish boksieri.

Artikulli i mëparshëmRivleresimi i pasurisë/ Ministria e Financave i propozon qeverisë shtyrjen e afatit deri me 31 dhjetor
Artikulli i radhësAnonymous zbulon marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me Jeffrey Epstein