Nënkryetari i LDK-së: Nuk i besoj qeverisë së Avdullah Hotit

0
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet politike dhe angazhimet e tij në politikën qendrore.

“Kohët e fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, – ka thënë Haziri. Ai ka thënë se nuk e ka problem t’i shprehë haptas qëndrimet e tij.

“Kjo është bindja ime dhe ky është guximi im politik që ta them para secilit nivel, para secilit qytetar dhe para secilit lider, sepse besimin tim politik nuk mund të ma ndalojë askush. Unë jam lojal në vendime, respektoj vendimet e shumicës, angazhohem për aq sa më kërkojnë me u angazhu, por kjo është bindja ime.

Nuk ka nevojë Gjilani me pas raporte armiqësore me kryeministra dhe as me ministra, sepse ne jemi të varur nga vendimet e tyre”, – ka deklaruar Haziri që mban edhe detyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit në një intervistë për Mediafokus.info.

Artikulli i mëparshëmRudina Hajdari tregon ç’ndodhi me PS dhe PD pas dyerve të mbyllura me ambasadorët
Artikulli i radhësVIDEO/ Momenti kur i riu shpërtheu me makinë derën e komisariatit të policisë