Menjëherë pas largimit nga takimi i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se dy përfaqësuesit opozitarë po zhvillojnë një takim në seli me kryedemokratin Lulzim Basha. Ata u larguan nga takimi në rezidencën e ambasadores Yuri Kim, një orë pasi kishin nisur diskutimet.
Ndërkohë, takimet dhe negociatat pritet të vijojnë, ku në fund pritet dhe një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.