Rënia e çmimit të naftës tashmë i përket të shkuarës! Bursa për datën 2 Qershor 2020

0

Rënia e çmimit global të naftës në fillimin e krizës së Coronavirus-it zuri tituj e gjithe mediave kryesore botërore, por rritja e saj e shpejtë pasi fillon faza e rikuperimit nuk ka tërhequr aq shumë vëmendje.

Të dhënat e zbuluara dje tregojnë se çmimet e naftës amerikane kishin rritjen e tyre më të madhe mujore në histori  gjate muajit maj, duke rikuperuar një pjesë të madhe të humbjeve të grumbulluara në Mars dhe Prill, si rezultat i bllokimeve të imponuara nga Coronavirusi dhe luftës së çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Gjatë atyre dy muajve, nafta ka qënduar stok nëpër cisterna dhe rafineritë në të gjithë botën kanë fikur impjantet e tyre, duke pritur që të përfundonin bllokimet. Çmimet e naftës ranë në shifra negative për herë të parë. Si rezultat, prodhuesit e naftës kryesisht ngadalësuan prodhimin. Tani, me ringjalljen e aktivitetit ekonomik, pasi heqjeve të karantinës së detyruar tregjet kane filluar të marrin frymë duke çuar kështu në një rritje të shpejtë të kërkesës për naftë. Deri në fund të ditës, nafta amerikane Brent po tregtohej me 39.66 dollarë.

Kthimi i shpejtë në “normalitet” do të jetë një lajm i padëshirueshëm për aktivistët për mbrojtjen e klimës, të cilët kishin shpresuar se kriza do të nxiste një drejtim të ri drejt energjisë së rinovueshme. Gjatë dy muajve të fundit, aksionet në kompanitë e energjisë së rinovueshme janë rritur. Ekspertët parashikojnë që energjia e rinovueshme do të jetë burimi i vetëm i energjisë me rritje këtë vit.

Por mbetet për tu parë nëse investitorët do ta shohin rigjenerimin e çmimeve të naftës si një arsye për të hyrë përsëri në “biznes si zakonisht”, pasi përfundojnë bllokimet globale të imponuara si pasojë e Coronavirus-it.

Bursa për datën 2 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA318.25+ 16.00
DIESEL310.50+ 21.25
BRENT37.53+ 2.06

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPD tregon çfarë ka raportuar shërbimi sekret për Ardi Veliun: I përfshirë në veprimtari të paligjshme kur punonte tek Policia e Vlorës
Artikulli i radhësNegociatat vijojnë në seli? Përfaqësuesit e Këshillit Politik largohen nga takimi me ambasadorët në rezidencën e Yuri Kim