Moderatorja e njohur e sportit Lei Kraja është ndër femrat më seksi dhe më të bukura të ekranit shqiptar.
Prej vitesh ajo prezanton emisione sporti dhe shpesh vihet në qendër të mediave rozë, madje edhe e akuzojnë se ka bërë operacione plastike.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Lei ka folur pikërisht për këto fjalë që qarkullojnë për të.
Ajo i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.
Por ama ka tregur se çfare do i pëlqente që të ndryshonte në fytyrën e saj.
‘Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, githmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.