Greqia pezullon fluturimet me Katarin/ Pasagjerët rezultojnë pozitiv me COVID-19

    0

    Greqia pezulloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Katar ditën e sotme, pasi 12 nga 91 pasagjerët që udhëtonin në linjën Doha-Athinë të ‘Qatar Airways’ pas testimit dolën positive me koronavirus.

    Avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë. Pezullimi është të paktën deri më 15 qershor.

    Kujtojmë që deri tani në Greqi janë infektuar 2,937 persona nga të cilët kanë vdekur 179 persona.

    Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Shifra shqetësuese nga Maqedonia e Veriut, 4 viktima dhe 101 të infektuar në 24 orë
    Artikulli i radhës“Dëmi më i madh i Covid, ai sportiv”: mesazhi i presidentit Duka për rifillimin e kampionatit