Tirana ruan ritmin edhe pas pandemisë, Kukësi fiton me vuajtje

0

Kategoria Superiore u rikthye ditën e sotme, pas pezullimit në muajin mars, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Këtë pasdite u luajtën 4 takime, të vlefshme për javën e 27-të, ndërsa Partizani-Skënderbeu do të zhvillohet në orën 20:00.

Lexo edhe: Juventus gati “revolucioni” në merkaton e verës

Vëmendja kryesore ishte te dy ekipet kryesuese, Tirana dhe Kukësi, të cilat kishin përballë përkatësisht Bylisin dhe Luftëtarin.

Bardheblutë fituan në transfertën e vështirë të Ballshit me rezultatin 3-1, duke vijuar edhe pas periudhës së pandemisë ecurinë pozitive.

Kukësi me mjaft vështirësi fiton 2-1 në fund me Luftëtarin në “Elbasan Arena”, duke mbajtur ritmin e kryesuesve të Tiranës, teksa diferenca mes tyre mbetet 9 pikë.

Në dy takimet e tjera, Vllaznia fiton 3-1 në transfertë me Flamurtarin, ndërsa Laçi dhe Teuta ndahen në barazim 1-1.

Rezultatet

Bylis-Tirana                    1-3

Flamurtari-Vllaznia         1-2

Kukësi-Luftëtari              2-1

Laçi-Teuta                      1-1

Artikulli i mëparshëmIlaçi kundër koronavirusit vjen në fund të qershorit
Artikulli i radhësKujt i kërkoi ndjese Ardi Veliu?!