Nafta kapërcen 40$ për herë të parë në 3 muaj – Rusia kërkon shkurtim të prodhimit. Bursa për datën 3 Qershor 2020

0
rusia dhe

Nafta pati një rritje të fortë gjatë të mërkurës pas raporteve se Rusia dhe disa anëtarë të tjerë të OPEC + do të mbajnë prodhimin të ulët dhe për një muaj më shumë se afati i rënë dakord gjatë muajit prill.

Standardi ndërkombëtar i naftës, Brent, u rrit me 2.1% në 40.12 dollarë në tregtimin e hershëm evropian, por ra në rreth 39.27 dollarë në 10.30 GMT. Standardi amerikan i West Texas Intermediate u rrit 1.6% në 37.41 dollarë për fuçi.

Lexo edhe: Rënia e çmimit të naftës tashmë i përket të shkuarës! Bursa për datën 2 Qershor 2020

Ndërsa Rusia dhe anëtarët e tjerë po tentojnë të zgjasin shkurtimet e prodhimit, Arabia Saudite raportohet se është në favor të zgjatjes së shkurtimit me 3 muaj të tjerë. Edhe pse ndalimi i karantinës rriti kërkesën, tensionet tregtare dhe shkatërrimi i përhershëm i tregut të punës shikohen nga ekspertët si faktorë që dobësojë perspektivën e naftës.

Bursa për datën 2 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA325.25+ 7.00
DIESEL303.75– 6.75
BRENT37.61+ 0.08

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmReagon Albin Kurti: Nesër nuk do jem më kryeministër, kjo është qeveri koti. Kthehemi shumë shpejt (VIDEO)
Artikulli i radhësLojtarët mund të refuzojnë të luajnë pas 30 qershorit