Futbollisti francez dhe pjesëtari i Manchester United, Paul Pogba, dënoi vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, që është viktimë e dhunës policore, raporton Anadolu Agency.
Pogba në shenjë proteste në profilin zyrtar të Instagramit publikoi një fotografi me dorë të ngritur dhe me grusht të shtrënguar.
“Shumë kam menduar si ta shpjegoj atë që ndiej lidhur me ndodhitë e fundit në Minneapolis. Ndjeva mllef, urrejtje, dhimbje dhe pikëllim. Më vjen keq për George dhe të gjithë personat me ngjyrë që përballen me racizmin, në futboll, shkolla, në punë, në çdo vend”, th ai.
Ai nënvizoi se racizmit përfundimisht duhet t’i jepet fund.
“Jo nesër, jo një ditë më vonë, doemos duhet të ndalet sot. Dhuna e shkaktuar nga racizmi nuk duhet të tolerohet më. Nuk do ta toleroj dhe nuk do ta tolerojmë. Racizmi është injorancë, dashuria është virtyt. Ngrini zërin tuaj, kundërshtoni racizmin”, tha Pogba.