Nis takimi i ambasadorëve për Reformën Zgjedhore, Soreca pret në zyrë Yuri Kim, Norman e përfaqësuesit e OSBE

0
Ambasadoret Together

Edhe dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur për ndërkombëtarët, të cilët janë angazhuar për zgjidhjen e ngërçit politik mbi Reformën në Drejtësi.

Pas takimeve dyditore të stërzgjatura në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, sot takimet po vijojnë tek ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Ky i fundit po zhvillon prej orës 11:00 një takim në zyrën e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ambasadorin britanik, Duncan Norman, si dhe përfaqësuesit e OSBE.

Në fokus të disktumit mes ambasadorëve është pikërisht Reforma Zgjedhore, ku tashmë palët politike janë më pranë marrëveshjes se kurrë.

Artikulli i mëparshëmKlasifikimi post Covid-19, ndryshon konfigurimi në Superligë
Artikulli i radhësNjë rast tjetër pozitiv te Tottenham, në Premier League 13 persona të prekur nga Covid-19