Serie A/ Aprovohen 22 mln euro për të shpëtuar futbollin italian

0

Futbolli italian ka aprovuar ditën e sotme fondin “Salva Calcio”, pra për të shpëtuar sezonin dhe sidomos për të mos çuar klubet e ndryshme drejt krizës financiare dhe – më keq akoma – falimentimit.

Komiteti i Presidencës së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ka aprovuar plot 21 milionë e 700 mijë euro që do të shkojnë për futbollistët e Serie B dhe në kategoritë e mëposhtme (Serie C ose Lega Pro dhe Serie D, amatorët).

“Eshtë një nismë e paprecedentë. Përfaqëson një përgjegjësi të madhe që ndërmerr Federata në favor të sistemit të futbollit. Bëhet fjalë për diçka që do të ndihmojë të gjithë klubet”, u shpreh presidenti Gravina.

Artikulli i mëparshëmBluzave të bardha u bllokohet parkimi te Spitali i Traumës
Artikulli i radhësHiqen tarifat bankare për transfertat elektronike në vlerën deri në 20.000 lekë