Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim në këto momente aleatët e opozitës së bashkuar.
Në këtë takim merr pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi I punës për përmbylljen e reformës zgjedhore.
Mbrëmjen e djeshme Basha, tha se ka mbetur edhe një çështje për tu diskutuar, lidhur mbi reformën e cila është pranë një dakordësie