Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në SHBA kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës, kjo pasi një polic, ku detyra e tij është mbrotja e qytetarëve, ka vrarë në mënyrë deskriminuese një burrë me ngjyrë.
Që nga vdekja e George Floyd e gjithë Amerika është alarmuar, ku prej 9 ditësh, të rritur dhe të vegjël kanë protestuar kundër vrasjes së 46 vjeçarit.
Së fundmi një vajzë e vogël ka rrëqethur botën pasi i është drejtuar policit me pyetjen plot mllef ku dhe i ka kujtuar gjestin që ka bërë dhe kolegu i tij.
“ Mos do na qëllosh” i është drejtuar vogëlushja policit në Teksas.
E ndërkohë polici për të qetësuar vajzëne ka përqafuar e më pas është dëgjuar duke thënë: Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve.
Nuk jemi këtu për t’ju lënduar. Ju keni të drejtë të protestoni dhe të bëni gjithçka që dëshironi.