Durrësi në prag të sezonit turistik, përballet me mbeturinat

0

Në javën e parë të qershorit, që përkon me hapjen e sezonit turistik, Durrësi po përballet me pirgjet me plehra.

Raportohet se kazanët nëpër lagje janë të tejmbushur dhe mbeturinat po zënë edhe trotuaret. Kamionët e NSHK-së janë plot prej disa ditësh dhe nuk mund të tërheqin mbeturinat e tjera. Plehrat kanë “mbirë” edhe në derë të bashkisë, pasi nuk mund t’i tërheqë dot.

E gjithë kjo situatë krijohet kur Durrësi po pret me shpresë të rimëkëmbet disi pas dy goditjeve të forta, tërmetit dhe pandemisë Covid-19 dhe është me sytë nga sezoni turistik dhe turistët e parë që pritet të mbërrijnë.

Në fushën e plehrave në Porto Romano ka nisur zbatimi i projektit për ndërtimin e Eko-Parkut në Porto Romano, pa gjetur më parë një zgjidhje për depozitimin e rreth 250 tonë mbeturina që krijohen çdo ditë në qytetin bregdetar.

Artikulli i mëparshëmDeklarata e Kim se topi është në anën e opozitës/ Meta tregon telefonatën me Bashën
Artikulli i radhësNga turizmi te kanabisi/ Urdhri i Lleshajt: Policia të ‘kosisë’ kriminelët dhe zyrtarët e lartë që s’bëjnë detyrën