Akuza italiane se porositi fushatë për të rrëzuar qeverinë/ Reagon Ilir Kulla dhe Edi Rama

0

Mediat italiane kanë publikuar dje pjesë të një hetimi që është zhvilluar në Itali dhe ku në pranga janë vënë disa persona, mes të cilëve edhe ish-senatori Sergio de Gregorio.

Ky i fundit është arrestuar nga prokuroria italiane për disa akuza.

Ndërkaq, pas këtyre lajmeve ka reaguar dhe vetë Ilir Kulla, i cili shprehet se këto janë shashka për të mbuluar dështimin e reformës zgjedhore.

Sipas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane, ish-senatori De Gregorio ka marrë 55 mijë euro borxh nga një person me emrin Eraldo Barletta, dhe 30 mijë euro i ka kaluar Ilir Kullës.  25 mijë euro të tjera i investoi vetë.

Në përgjimet, rezulton se Barletta është ankuar se ku përfunduan paratë, pasi Kulla pretendonte se nuk i kishte marrë kurrë ato para.  

Sipas italiane Ilir Kulla, ka angazhuar ish-senatorin De Gregorio, për të organizuar një fushatë shpifjesh, gjoja se në Shqipëri po vijnë mbetje kimike nga Italia, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

‘Bazuar në atë që doli nga përgjimet, Kulla i kishte dhënë një ‘mandat’ De Gregorios, për të organizuar, përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shpifjesh në shtyp për qeverinë shqiptare, e cila do të provokonte rënien e saj ‘, shkruan gazeta italiane.

Pas këtij lajmi ka reaguar dhe vetë i akuzuari Ilir Kulla.

Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per ‘detyren’ qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla

Edhe vetë Edi Rama reagoi pas publikimit të përgjimeve.

‘Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!’, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Artikulli i mëparshëmGjendet një granatë pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, rrethohet zona
Artikulli i radhësShpërthen gazetari i njohur: Shahini një copë druri, Rama i pacipë, Ardi Veliu një kafshë!