Një i ri shqiptar në Londër, i identifikuar si D.Gashi me origjinë nga Kukësi ka rënë pre e një atentati mafioz me armë zjarri.
20-vjeçari ndodhet në gjendje krítike për jetën pasi ishte shënjestër e ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme në Barking në Lindje të Londrës.
Pasi po qëllohej me plumba, i riu humbi kontrollin e automjetit tip “Ford” dhe u përplas me bordurën e një lagje të populluar.
20-vjecari mori plagë të rënda dhe mbeti pa ndjenja, i mbuluar me gjak në sediljen e shoferit ku dukej nga xhami edhe vríma e plumbit.
I riu me origjinë nga Kukësi ishte i shoqëruar me një tjetër person, që ka marrë plagë nga atentati, autorët e të cilit nuk dihen ende.
Në vendngjarje arritën menjëherë ambulanca dhe forca policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka të arrestuar.