Opozita e bashkuar po bëhet gati për zgjedhje. Kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme pas mbledhjes me kryesinë e PD se do të nisin takimet për të prezantuar planin ekonomik për rimëkëmbjen e vendit.
“Sfida më e madhe është kriza ekonomike dhe kjo nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan. E gjithë vëmendja jonë tani është tek e ardhmja. Opozita do paraqesë platformën ekonomike dhe do e paraqesim nëpër Shqipëri.
Ky do jetë përqendrimi jonë dhe nuk do humbasin asnjë sekondë me grupet dhe kurthet. Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve”, tha Basha.
“Ne do t’i fitojmë zgjedhje, së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ekonominë. Të gjitha energjitë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike që ka kapur vendin”, – u shpreh Basha.