Pas marrëveshjes/ Rreziku i një boomerangu për Bashën

0

PD ka hedhur hapa drejt zgjedhjeve të reja, duke lënë përshtypjen se kushtet për një garë elektorale të lirë dhe të ndershme janë krijuar. Lulzim Basha në kryesinë e demokratëve të mbledhur sot, ka vendosur të nisë procesin e konsultimit për përzgjedhjen e emrave për deputetë dhe kryetar bashkie.

“Kryesia vendosi të fillojë procesi i PËRZGJEDHJES, KONSULTIMIT DHE SELEKSIONIMIT TË KANDIDATURAVE për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, sipas parimit të konsultimit aktiv me anëtarët e PDSH-së, sipas parimit statutor “një anëtar, një votë”, – thanë burime brenda mbledhjes.

Por kjo nismë që vjen menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, krijon dy probleme të mëdha tek mbështetësit e opozitës që shumë shpejt mund të kthehen në boomerang.

Nga njëra anë ajo krijon iluzionin se garancitë për një votim të lirë dhe të ndershëm janë krijuar. Edhe në statuset e tij kryeministri Rama po i mëshon idesë se Lulzim Basha der tani ka dalë kot në rrugë, dhe se këtej e tutje është bindur për tu futur prapë në zgjedhje. Pra, fakti që sapo u firmos pakti me Gjiknurin opozita po nxiton të bëhet gati për garën elektorale në fakt ul presionin ndaj pushtetit dhe vigjilencën e ndërkombëtarëve, ndërkohë që me gjithë kamerat, identifikimin biometrik dhe hapjen e kutive, gjithçka mbetet ende e pasigurtë.

Pika e dytë e dyshimtë është iluzioni se strukturat e PD duhet të bëhen gati të zgjedhin edhe kandidatët për kryebashkiak. Kjo thirrje krijon idenë se përsëritja e zgjedhjeve lokale është afër. Por në fakt nuk është kështu. Oër këtë nuk ka ende asnjë indicie të shprehur në publik. Për tu bërë e mundur kjo, ka vetëm një rrugë. Nje vendim i Gjykatës Kushtetuese për anullimin e 30 qershorit. Por kjo gjykatë ende nuk është funksionale dhe për më tepër edhe kur të bëhet askush nuk ka garanci se ajo do të jetë aq e pavarur sa të anullojë farsën moniste të verës së shkuar.

Pra me krijimin e iluzionit se zgjedhjet do jenë të ndershme dhe se gara elektorale për pushtetin lokal mund të përsëritet PD po luan me shpresat e përkrahësve të saj, njësoj si në kohën kur i thërriste ata në mitingje se ajo qe dita kur do të rrëzohej Rama. Dhe një shpresë e zhgënjyer është shumë më keq sesa një e pa ndezur. Duke rritur pritshmërritë më tepër sesa duhet PD po riskon të shkurajojë në afatgjatë trupat e saj.

Artikulli i mëparshëmBilanci global i Covid 19/ Rreth 7 milionë të infektuar e 400 mijë viktima
Artikulli i radhësShoqatat civile dhe të gazetarëve reagojnë pas opinionit të Komisionit të Venecias për paketën antishpifje