Artet Marciale Mikse humbin kampionin: Conor McGregor tërhiqet papritur, për herë të tretë

0

Ylli i UFC (Ultimate Fighting Championship) Conor McGregor ka njoftuar tërheqjen e tij nga oktagoni, edhe pse shumica e tifozëve nuk besojnë se kampioni i arteve marciale mikse ka vërtetë qëllim të braktisë sportin: kjo është hera e tretë që McGregor thotë se dëshiron të tërhiqet.

31vjecari irlandez kishte njoftuar tërheqjen e tij, për herë të fundit në 26 mars të vitit të kaluar, për tu kthyer sërisht më pas të luftonte në janar kundër Donald Cerrone, të cilin e nxorri ko në vetëm 40 sekonda. Në Twitter, kampioni i MMA kishte shkruar: “Ej djema, vendosa të tërhiqem nga luftimi. Faleminderit të gjithëve për kujtimet fantastike! Cfarë rrugëtimi që ishte!”

McGregor ka qenë gjithnjë një luftëtar mbi vijën: i famshëm për duelin e shekullit, të dy të pamposhturve, kundër Floyd Mayëeather, nga i cili u mund, por edhe për përplasjen e dhunshme me Khabib, që përfundoi me sher masiv, ku gjithashtu irlandezi doli i mundur. Tani, duhet parë nëse futet thënia ‘e treta e vërteta’, apo irlandezi do të bëjë një tjetër rikthim të mëvonshëm në oktagon…

Artikulli i mëparshëmMaqedonia e Veriut paralizohet nga COVID-19, shpërthen vala e re e virusit
Artikulli i radhësModeratorja italiane grabitet në shtëpi: 150 mijë euro dëm