Ardian Çapja në gjendje të rëndë? Gazetarja: U transportua në Spitalin e Traumës

0
Ambulance

Ardian Çapja, i cili dyshohet se mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri paraditen e sotme në Elbasan, thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se Çapja ka pasur shumë hemorragji, ndërsa gjendja e tij thuhet se është kritike. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në shpatull.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbasanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Artikulli i mëparshëmPo shuante flakët në makinën e autorëve të sulmit ndaj Çapjas, plagoset zjarrfikësi. Policia: Shpërthyen plumbat që ishin në bagazh
Artikulli i radhësOpinionet e Venecias, Balla: I sugjeroj çdo institucioni dhe Presidentit të mos komentojnë draftet e papërfunduara. Presim opinionet përfundimtare