Klubi amerikan LA Galaxy ndërpreu kontratën me futbollistin serb Aleksandar Katai pasi gruaja e tij Tea postoi një seri postimesh raciste dhe të dhunshme në rrjetet sociale.
Tea Katai postoi një mesazh në profilin e saj në Instagram në të cilën i quajti protestuesit e lëvizjes “Jetët e zeza” si “kafshë të neveritshme” dhe bëri thirrje për një konfrontim të dhunshëm me ta, i cili më tej elektrizoi atmosferën pas vdekjes së George Floyd.
Por për presidentitn Vuçiç kjo është e tepruar, pra ndëshkimi i bashkëshortit të saj.
I ftuar në një televizion këtë të dielë, Vuçiç e quajti çështjen “një skandal mbi skandalet”.
“Ata e pushuan futbollistin tonë sepse gruaja e tij tha diçka që nuk u pëlqeu? Ç’lidhje ka gruaja e tij me mënyrën se si Aleksandar e gjuan topin?
Kush jeni ju? Nëse ajo ka bërë një krim, ndiqeni penalisht. Nëse ajo nuk ka bërë një krim, nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë,” tha presidenti serb, një tifoz i flaktë i Crvena Zvezda-s, një klub, ngjyrat e të cilit dikur mbroheshin nga Aleksandar Katai.