Nafta u tregtua sot me afërsisht 42 dollarë për fuçi në Londër pasi OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord të zgjasin shkurtimin historik të prodhimit edhe me një muaj tjetër, por Arabia Saudite sinjalizoi se nuk do të vazhdonte me shkurtime shtesë, më të thella pas qershorit.
Kontratat për dorëzim në të ardhmen për Brent-in e papërpunuar ndryshuan pak, pas rritjes me 2.6% gjatë sesionit të mëparshëm. OPEC + ra dakord gjatë fundjavës për të zgjeruar shkurtimet rekord të prodhimit, ndërkohë Arabia Saudite – e cila e kishte ulur prodhimin e saj me më shumë sesa kuotën e rënë dakord – tha në një konferencë për shtyp të hënën se këto ulje shtesë do të zgjasin vetëm një muaj ashtu siç ishte planifikuar, pasi ato e kanë përmbushur qëllimit e tyre.
Lexo edhe: Rritje spektakolare e naftës ditën e sotme! Bursa për datën 5 Qershor 2020
Zgjatja e shkurtimeve ekzistues është një fitore për Arabinë Saudite dhe Rusinë, të cilat u përplasën në një luftë brutale çmimesh dy muaj më parë. Udhëheqësit de-fakto të OPEC + treguan përkushtimin e tyre për të rregulluar tregjet e naftës globalisht, dhe madje ushtruan presion të madh ndaj Irakut, Nigerisë dhe shteteve të tjera për të përmbushur premtimet e tyre për të zvogëluar prodhimin. Pas takimit, prodhuesi më i madh i OPEC rriti fort çmimet e tij zyrtare të shitjes.
Ulja e furnizimit dhe rikthimi i kërkesës për karburante kanë ndihmuar që çmimet e naftës të dyfishohen që nga prilli. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës u rritën në shifra rekord gjatë muajit të kaluar, ndërsa konsumi në ekonomi të tjera të mëdha si India po përmirësohet ndjeshëm. Sidoqoftë, një rritje e qëndrueshme e çmimeve mund të pengohet nga disa arsye, të tilla si një përshkallëzim i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit, nga ndonjë valë e dytë e infeksioneve ose rikthimi i prodhimit me kapacitet të plotë të prodhuesve të shisteve argjilore amerikane.
Pas marrëveshjes së re, Arabia Saudite vazhdoi të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar. Rritjen më të madhe sipas ekspertëve e kanë kontratat e eksporteve për dërgim në korrik për tregun Aziatik.
Ndërsa OPEC u takua gjatë fundjavës, Stuhia Tropikale Cristobal ishte duke goditur Gjirin e Meksikës. Plaformat në det të hapur ulën me rreth një të tretën prodhimin e naftës, duke prekur shifrën e prodhimit të rreth 636,000 fuçive në ditë, për shkak të stuhisë, raporton Byroja e Sigurisë së Mjedisit.
Ndërkohë, fushat më të mëdha të naftës në Libi po rifillojnë gradualisht prodhimin pas një mbyllje pesë-mujore për shkak të luftës civile. Prodhimi do të rinisë fillimisht me 30,000 fuçi në ditë në Sharara dhe do të duhen rreth tre muaj për t’u rikthyer në kapacitet të plotë, sipas National Oil Corp. Furnizimi nga El-Feel u rifillua gjithashtu të Dielën, sipas një burimi me njohuri të drejtpërdrejta të situatës.
Bursa për datën 8 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 358.00 | + 0.75 |
DIESEL | 331.25 | – 0.50 |
BRENT | 40.28 | – 0.73 |
©aktualitet.al