Rama rrëfen pse ndërroi mendje për depolitizimin e komisioneve të zgjedhjeve

0

Kryeministri Edi Rama ka shpejguar se përse ndërroi mendje nga mesnata e së enjtes deri mbrëmjen e së premtes së 5 majit kur u arrit marrëveshja. I ftuar në emisionin “Open” Rama tha se gjithçka e bëri që të merrte konsensusin e Partisë Demokratike.

“Suksesi është një fjalë shumë e madhe, por duke qenë se neve në atë tryezë na çoi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së PD-së nga zgjedhjet dhe ajo çka ne donim të arrinim ishte një marrëveshje që Basha dhe PD të dilnin të lehëtsuar dhe kjo u arrit.

Ajo që u arrit dhe që duhej të arrihej sipas meje ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Nuk e kuptoj si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën. Nuk është e mundur. Nuk ka asnjë vend.

Arsyeja pse u tërhoqëm është e thjeshtë. Ne ishim aty vetëm për një arsye. Ne ishim aty vetëm për të marrë konsensusin e Partisë Demokratike për kodin zgjedhor. Këtë e morëm” – tha Rama.

Artikulli i mëparshëmDetajet e ngjarjes/ Njerëzit e Çapjas i ndoqën atentatorët
Artikulli i radhësFalsifikuan dokumente shëndetësore, kallëzohet penalisht ish-kreu i AKU dhe katër mjekë